“Do të vijmë tek të gjithë Ju!”/ Bashkia Lezhë e para në operacionin humanitar

Pak minuta mëparë Kryebashkiaku Ndreu ka publikuar në faqen e tij zyrare videot e operacionit humanitar të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit Social e Bashkisë Lezhë, ku familjeve me të moshuar e atyre në nevojë u janë dorëzuar pako, bashkë me to u janë përsitur edhe këshillat e mjekëve për ditët e vetëizolimit.

Punonjëset e Shërbimit Social të cilat kanë shpërndarë pakot u kanë shprehur gjithashtu këtyre familjarëve, se kjo është vetëm një ndihmë fillestare, pasi kjo mbështetje do të vazhdojë edhe me më shumë se kaq.

Po ashtu, nga ana tjetër ka qënë vetë Kryeministri Rama i cili ka shpërndarë edhe ai një video të këtij operacioni, video në të cilën, ai e ka renditur Lezhën të parën.