Disa zona në Lezhë prej orësh pa energji elektrike, Oshee sqaron sa do zgjasë stakimi

Për shkak të punimeve në nënstacionin e Fushë Kuqes për vendosjen e transformatorit, Oshee ka njoftuar në lidhje me kohëzgjatjen e këtij stakimi.

Orarin deri kur do të vijojë ky stakim dhe cilat zona do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, Operatori i Shpërndarje së Energjisë Elektrike e ka saktësuar në faqen e saj zyrtare në Facebook:

Njoftim për abonentët Lezhë: Stakim, 21 dhjetor

Për shkak të punimeve për vendosjen e transformatorit në NST Fushë Kuqe, sot në intervalin kohor 19:00-22:30, do të stakohet energjia në këto zona në Lezhë

Rrile, Gryk Lumi (Kom. Shenkoll), Barbulloje, Gajush, Shenkoll, Tale, Burgu Shenkolle, Hidrovoret Droje,Tale, Gurrez, Fushe Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Privat, Autostrade.