Dikur quhej ‘Rruga e Skedinave’, sot shpëtoi nga gropat dhe pellgjet!

@Lezha News

Kjo nuk është një rrugë si të tjerat në Lezhë, ajo u bë e famshme për dendurinë e pikave të basteve që u shtuan me një shpejtësi në çdo metër katror hapësire të saj.

Kjo rrugë lidh një ndër lagjet më të rëndësishme të qytetit me Bulevardin Gjergj Fishta, është një arterie që frekuentohet shumë dhe arsyet janë evidente, sepse është arterie në zemër të qytetit.

Kjo rrugë filloi të merrte frymë dhe të kthehej paksa në identitet kur pikat e basteve u detyruan t’i mbyllni aktivetetet e tyre për shkak të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ta shihje sot këtë rrugë me makineritë e rënda që i përsërisnin lëvizjet e tyre ik-eja, tamam si ai njeriu që shpërndan balsamin mbi syprinën e një sipërfaqeje të ashpër, jepte gjithsesi një ndjesi të mirë që lexohej qartë edhe në çehren e banorëve përqark, të cilët, ata, më shumë se askush mund të jenë torturuar me gropat aty, brrakat, pellgjet që sa herë binte shiu krijohej një habitat që çdo krokodil do ta kishte zili, gurët dhe bordurat penguese, tabelat ç’orientuese etj., të cilat, nga sot, nuk do të jenë më.

@Lezha News
@Lezha News