Dielli do të shndrisë fort e do të ngrohë pak gjatë kësaj fundjave në Lezhë.
Instituti i Meteorologjisë ka paralajmëruar një fundjavë polare për Lezhën, me temperatura që lëvizin nga 0 gradë celcius deri në -6 gradë celcius, pra mesatare negative -3 për zonat bregdetare.
E Shtuna, e Diela dhe e Hëna sipas parashikimeve pritet të jenë 3 ditë ngrice.
Ndërkohë që frazat “asht koha e vet” dhe “ban mirë se pastron” janë të mirkuptueshme, mbetet gjithjnë këshillë e mirë në prag acari që të mos lihen në harresë disa rregullime të vogla, siç janë:
Tubacionet. Instalimet hidraulike janë të parat që japin shenjat e defektit në rast ngrice, ndaj izolimi i pjesëve më të ekspozuara do t’ju kursente një ndërprerje eventuale të furnuzimit me ujë në shtëpi.
Sistemi i ngrohjes. Ndërkohë dimri po mbretëron ditët e tij të fronit, mesi i Janarit ndoshta është paksa i vonë për t’u marrë me sistemin e ngrohjes, por ri-kontrolli që gjithçka të jetë në rregull përpara një acari të paralajmëruar mbetet gjithashtu një këshillë e mirë.
Oxhaku mbetet antidoti më i mirë për ditët me ngricë, ndaj një pastrim i tij, dhe gjetja e një shishe me verë të mirë do ta bënin më të përballueshme mbrëmjen në shtëpi.
Makina. Shoferët e dinë tashmë se të nesërmen pas ngricës automjeti nuk do të funksionojë në mungon anti-freezer-i.