Dhuroi për ndërtimin e 40 banesave në Lezhë, Pjerin Ndreu i shkon në zyrë!

Presidenti i Fondacionit “Jetimet e Ballkanit” Z. Halil Kastrati, i cili është donatori për ndërtimin e as më pak e as më shumë, por plot 40 banesave të dëmtuara nga tërmeti në Lezhë, ka mirëpritur ditën e sotme në zyrën e tij, kryebashkiakun Ndreu, i shoqëruar nga kryetari i këshillit Rakaj, nënkryetarja Moriseni dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të ngushtë të Ndreut.

Kryetari i Komunës Suharekë Bali Muharremaj ishte gjithashtu i pranishëm në këtë pritje.

“Halil Kastrati, drejtues i Shoqates Bemirese “Jetimet e Ballkanit” eshte nje model i humanistit. Shtepia e te moshuarve ne Gjinoc, Suhareke eshte nje qender impresionuese me standarte te larta. Sot ishim te ftuar nga Zoti Halil per ta vizituar. Prezenca edhe e kryetarit te Komunes Suhareke Bali Muharremaj, nje mbeshtetes edhe zyrtar por edhe personal i qendres na transmetoi respekt.

Mirenjohje per Zotin Halil Kastrati I cilii eshte donator me ndertimin e 40 banesave te demtuara nga termeti ne Lezhe, si dhe qindra pakove ne ndihme te shtresave ne nevoje!”, shkruan Ndreu në faqen e tij zyrtare.

“Zoti ju nderoftë!

Sot ne selinë tonë i pritëm:

Kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Pjerin Ndreu me bashkëpuntor

Zoti ju shpërbleftë!”, shkruan Halil Kastrati në Instagramin e tij.