Deputetja Metaliaj: Rama i ka dhuruar Lezhës vetëm poshtërim!

Vizitën e Ramës në Lezhë e ka komentuar deputetja e Partise Demokratike për qarkun e Lezhës Lindita Metaliaj.

Ajo shkruan se Rama nuk i ka sjell asnjë të mirë Lezhës vetem sa e ka poshtëruar përgjatë ketyre viteve që ai është në pushtet.

Metaliaj shkruan Lezha do të tregoje se është Lezha e lezhjanëve dhe jo Lezha e atyre qe e duan Lezhën ciflig për ta mjele përmes përsonazheve që vetem me Lezhën nuk i lidh asgje; asgjë përvec oreksit për ta zhvatur.

Statusi i plotë

Edi Rama eshte njeriu qe ka poshteruar me shume se askush ne histori Lezhen duke i vene si deputet nje trafikant vajzash e grash e me pas si drejtues de fakto te cdo zyre ne kete qytet.

Vetem nje grusht banditesh dhe oligarkesh dhe banditesh jane te lumtur me Edi Ramen, i cili ka parashikuar ne buxhetin 2019 per 100 milion euro per koncesionet.

Per te rinjte, te sjelle me hir dhe me pahir ne takim, Edi Rama ka vetem nje oferte: emigrimin.

Në 5 vjet, shqiptaret me Edi Ramen kane paguar 5 miliard taksa më shumë, por kanë më pak mundësi për punë, më pak fitime, më pak mbështetje me bursa, më pak investime, më pak siguri për të ardhmen.

Lezha do t’i tregoje perseri Edi Rames se ai bashke me kriminelet e tij, jane te pafuqishem per te nenshtruar shumicen e ndershme te lezhjaneve.

Lezha do te tregoje se eshte Lezha e lezhjaneve dhe jo Lezha e atyre qe e duan Lezhen ciflig per ta mjele permes personazheve qe vetem me Lezhen nuk i lidh asgje; asgje pervec oreksit per ta zhvatur.