Deputeti Ndreu sapo publikoi shifrat “zonë-për-zonë” të mega-investimit që nxjerr Lezhën nga mesjeta!

Pasi paralajmëroi, pak javë mëparë një furtunë investimesh në rrethin e Lezhës, deputeti Pjerin Ndreu po i konkretizon paralajmërimet e tij me gjuhën e shifrave.

Pak ditë mëparë, ai bëri publik edhe emrin e kompanisë fituese të tenderit për shtrimin e rrugës së Torovicës, ndërsa sot ka bërë publik investimin prej afro 3,65 miliardë lekë që shkon për rrjetin elektrik në të gjithë Lezhën.

Në vijim të publikimit të tij, ai i ka zbërthyer me detaje shifrat që do të alokohen për secilën zonë.

Jo më larg se dy ditë mëparë, për të N-tën herë në faqen Lezha News u ringrit nga vetë qytetarët problematika e mungesës së furnizimit me energji elektrike me orë të stërgjatura në 3 njësi administrative.

Po ashtu, nuk mund të tregohemi naivë të mos rikujtojmë këtu se pothuajse të gjitha fshatrat e Lezhës e kaluan natën e Krishtlindjes në errësirë totale.

Ne urojmë, që këto investime t’i japin me të vërtetë “zgjidhje përfundimtare” ashtu siç shprehet Ndreu, e që Krishtlindjen dhe festat e 2019-ës t’i kalojmë në dritë e jo duke kërkuar shkrepse për të ndezur qirinjtë.

Për detajim të mëtejshëm në lidhje me këtë mega-investim, ju ftojmë të lexoni publikimin e deputetit Ndreu:

“INVESTIME NE VEND TE FJALEVE”

PAS RRUGES SE TOROVICES EDHE 3.65 MILIARD LEK PER REJETIN ELEKTRIK NE LEZHE.

Investimet qe do shtrihen ne gjithe bashkine e Lezhes, do i japin zgjidhje njehere e pergjithmone problemeve me rrjetin elektrik.

Fokusi eshte ne njesite me problemet me te medha, konkretisht Zadrima (Dajç dhe Blinisht), Shenkolli dhe Zejmeni, por duke perfshire edhe njesite e tjera, Kallmet, Kolsh, Balldren, Shengjin si edhe Qytetin ne lagjen “Nene Tereza”

ZADRIMA: GRASH DHE MABE :

-Rikonstruksion rrjetit TU (tensioni i ulët): 31,262,867lek.

-Rikonstruksion i rrjetit dhe kabinave 35,558,987 lek.

-Rikonstruksion rrjetit TU me kabell ABC i kab.(Grash 1,2,3,Ura e Muratit, Gjader 2kab.1,Gjader 2 kab.3)ne F-12 Gjader me vlere 31,262,867lek.

-Rrjet kabllor/ajror TM 20 kV ne fidrin 3 Mabe,boks i ri F3 Bushat me vlere 16,007,186 lek

Gjithsej Zadrima 82.829. 040 leke te reja

Kallmet- Blinisht:

-Rikonstruksion i rrjetit TU dhe kabinave ‘Barbulloje 22’F-13,kab.Blinisht 1,Blinisht 2,Blinisht 3, Fishte me vlere 35,558,9871 lek

-F-11 Kallmet

ZEJMEN:

-Rrjeti dhe 23 kabina te fidrit Zejmen 60,000,000lek.

-Rikonstruksioni i rrjetit TM dhe TU ne Zejmen rreth 60,000,000 leke sapo ka perfunduar.

BALLDREN, TOROVICE

3)Rikonstruksion i rrjetit ajror TM 10 KV: 37,147,295Leke

QYTETI LEZHE:

-Zhvillim i rrjetit TM/TU ne lagjen “Nene Tereza” ne qytetin e Lezhes.me vlere 33,000,000 lek.

-Rikonstruksion i rrjetit TM/TU i fidrave F 1 DHE F3,N/St Lezhe me vlere rreth 150,000,000 lek sapoka filluar.

SHENKOLLE, RRILE:

-Rikonstruksion i rrjetit ajror TM 10 kV F-1(hidrovor ajror)N/St Rrile me vlere 69.992.000 leke

Nese me kerkuat te jem ne krye te protestave per energjine, ju them se isha duke lobu per permiresimin e gjithe rrjetit energjitik ne Lezhe !