Deputeti i Lezhës Ndreu: “Protestës s’i vjen erë studentësh por militantësh!”

Deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Z. Pjerin Ndreu iu është bashkuar reagimeve për protestën e studentëve, të cilët prej disa ditësh qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë plotësimin e disa kërkesave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ndreu pohon se tashmë kjo protestë nuk vjen më ‘erë studentësh, por militantësh partish’.

Reagimi i plotë

Ate çfare kanë kerkuar studentët, Edi Rama jo vetëm i plotësoi por dhe i tejkaloi kërkesat, duke krijuar edhe lehtësira te tjera. Momentalisht po dëgjoj një studente që thote:

Dua pergjysmin tarifash…! Nga ana tjeter… Nuk duam as dialog as plotesim kerkesash !

Normal! PD e LSI me forumet e rinise nuk do jene dakord me asnje plotësim kërkesash! Kesaj Proteste nuk i vjen më ere studentesh por ere militantesh partish!