Deputeti i Lezhës më “thumbues” së kurrë: “Mendoni për të varfrit pasi t’i qani hallin peshkut!”

Ndryshimet ligjore mbështesin grosistët e mëdhenj të peshkut, ndërkohë që vendosin kushte bllokuese për peshkatarët e vegjël, pikërisht për ata që e kanë si të vetmen mënyrë për të mbijetuar në këtë krizë totale ekonomike që po kalon vendi ynë. – u shpreh Tushaj nga foltorja e Kuvendit.

Disa qindra familje lezhjane mbajnë frymën gjallë me gjuetinë e peshkut, si në zonën bregdetare ashtu edhe kënetore. Gjuetia, dhe më pas shitja e atyre pak kilogram peshk që zënë banorët e Lezhës është e vetmja shpresë për të nxjerrë disa përfitime aq sa për të ushqyer familjen.- ka vijuar me fjalën e tij Tushaj.

Më tej në vijim të fjalës së tij, Z. Viktor Tushaj ka prekur edhe temat më të ndjeshme të aktualitetit politik, atë të krizës në të cilën ndodhet vendi, të protestës së studentëve, për dhunën policore në ambjentet e fakulteteve, dhe për atë që ai e quan kryetema e një rendi demokratik: mbrojtja e votës së lirë, dhe moscënimi i saj nëpërmjet sigurimit kriminal të votës, siç edhe Zëri i Amerikës po e dencon me zë e me figurë.

Përmbylljen e fjalës së tij, Z. Tushaj e bëri pikërisht ashtu siç e hapi, me peshkun pra, duke i thumbuar të gjithë me frazën “…kini mirësinë të mendoni për të varfrit pasi t’i qani hallin peshkut!”.