Demokratët e Lezhës zgjedhin emrat e fitores, lista plot surpriza!

Anëtarësia e demokratëve të Lezhës po votojnë ditën e sotme 31 kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit të Seleksionimit të Kandidatëve në PD për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në Lezhë lista përmban 16 kandidatë, Mirdita 7 dhe Kurbini 8.

Elementi surprizë nuk kishte sesi të mungonte në këtë listë, megjithatë, disa prej emrave u lakuan edhe më herët në median e shkruar dhe atë të folur.

Nëse i hedhim një sy të shpejtë listës, mund të konstatohet lehtësisht, midis të tjerëve, edhe përzgjedhja nga ana e Komisionit në PD, të faktorëve me potencial të lartë elektoral në Lezhë, siç është Salvator Kaçaj, por jo vetëm.

Pas votimit të ditës së sotme, kjo listë zvogëlohet edhe më shumë, duke e bërë më të fortë, por edhe më demokratike, garën e emrave në PD.

Analistë të ndryshëm, por edhe zëra opozitarë u kanë bërë thirrje të vazhdueshme demokratëve që ky proces të mos perceptohet aspak si “luftë brenda llojit”, por si bashkim kundër të keqes së madhe, Edi Ramës, i cili, siç e thonë vetë opozitarët, po bën gjithçka që ky proces i brendshëm ta plagosë opozitën.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, nuk e ka kursyer së fundmi, ironinë dhe sarkazmën në drejtim të selisë blu, herë duke thënë se “PD-në e kemi si hudhër në Vlorë”, e herë duke u shprehur se “Lulzim Basha është si shalqi me provë që nuk hahet”.

Ndërkaq, nga ana e socialistëve të Lezhës, nuk ka akoma asnjë emër kandidature të shpallur qoftë as për testim publik, duke mbetur kështu një çështje e mbështjellë me mister dhe heshtje të plotë. Ndoshta socialistët e gjykojnë se është ende shumë herët për të folur për emrat e zgjedhjeve të 25 Prillit.

LISTA E PD NË QARKUN LEZHË

Dega Lezhë:

  1. ALKETA MARKU
  2. ALTIN MEMA
  3. ANILA FRROKU
  4. ARBEN NDOJ
  5. DAVID SYKU
  6. DOD ZHUBA
  7. FRANGA HILA
  8. GJOK VUKSANI
  9. GJOVALIN GJELOSHI
  10. LINDITA METALIAJ
  11. PETRIT MARKU
  12. ROZA HILA
  13. SALVADOR KAÇAJ
  14. SEVELIAN KOSOVA
  15. SILVANA KOLZIU
  16. SOKOL NDOKA

Dega Mirditë:

  1. ALBERT MELYSHI
  2. ALEKSANDER LALA
  3. ALFRED DUKA
  4. DORIAN GJOMARKAJ
  5. EVEREST DEDAJ
  6. GJERGJ PRENGA
  7. GJON PJETRI

Dega Kurbin:

  1. ANDON FRROKAJ
  2. ELTON LASKA
  3. GENC DOCI
  4. INDRIT VOKSHI
  5. KASTRIOT PREND PIROLI
  6. LINDITA TOMA
  7. LUIGJ ISUFI
  8. MARJAN TUCI