Demokratët e Lezhës të gjithë në terren! Mark Marku: “Do fitojmë 5 mandate!”

Demokratët e Lezhës, ashtu siç e parashikonte një udhëzim i shpërndarë nga kryesia e PD-së në lidhje me aktivitetin elektorale, janë të gjithë në terren, i madh ei vogël, kryetar e anëtar.

Të rinj të kësaj force janë parë duke trokitur derë më derë me qëllim plotësimin e një formulari nëpërmjet të cilit, atyre që përgjigjen u bëhet një anketim i shkurtër në lidhje me Qeverinë Rama, statusin e tyre social, kontributet, historikun e pjesëmarrjes në votime, dhe vullnetin për të mbështetur PD-në.

©Partia Demokratike Lezhë

Nga takimet e kryera prej Drejtuesit Politik të PD-së në Lezhë Prof. Mark Marku në Zejmen, Balldre, dhe Shëngjin, nuk mund t’i shpëtonte syrit edhe prania e një prej figurave të njohura të Partisë Demokratike në Lezhë, një As i kësaj force në Lezhë po të doni, Salvador Kaçaj.

Kaçaj është njohës i mirë i terrenit elektoral, dhe gëzon mbështetje të gjërë në Lezhë. Për këtë ka dhënë prova.

Mbetet për t’u parë në ditët vijuese nëse prania e zotit Kaçaj në këto takime ka qënë sporadike, apo prelud i një kandidimi të mundshëm në pjesën fituese të listës së PD-së për Lezhën.