Demokratët e Lezhës përcjellin propozimet e tyre, ja dy emrat më të përfolur…

Partia Demokratike Dega Lezhë ka përmbyllur takimet e saj të konsultimeve dhe dëgjesave me seksionet dhe grupseksionet në të gjithë qytetin e Lezhës dhe Njësitë Admistrative.

Po kështu, me të njëjtin ritëm kanë vijuar punën edhe Degët e Mirditës dhe Kurbinit.

Midis shumë emrave të propozuar nga demokratët e bazës në Lezhë, të bërë publik më herët në Lezha News, kanë spikatur gjithashtu edhe dy propozime të tjera që përfliten si kandidatura vërtetë të mundshme në listën e PD-së në Lezhë.

Kandidatura e parë është ajo e analistit dhe publicistit të njohur z. Agron Gjekmarkaj. Nuk ka megjithatë asnjë deklaratë nga ana e Gjekmarkaj në lidhje me propozimin e emrit të tij në bazën blu.

Kandidatura e dytë është ajo e profesorit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Z. Mark Marku, për të cilin mësohet se, demokratët e Lezhës kanë shprehur dëshirën të përfaqësojë këtë subjekt politik në Lezhë.