Drejtori i zyres së punes në Lezhë Fatmir Delishi ka bëre me dije se gjatë këtij viti në qarkun e Lezhës ka patur rritje të punësimit.
Deri në fund të shtatorit Delishi tregon se janë punësuar 552 përsona kryesisht në sektorin e hoteleri turizmit si dhe në fasoneri.
Në Lezhë aktualisht ka shumë vende të lira pune kryesisht në fasoneri por që refuzohen nga ana e qytetarëve me arsyetimin se pagat nuk janë të mira thekson ndër të tjera Delishi.
Drejtori i zyres se punës nga ana tjeter ju ben thirrje të gjithë prinderve që fëmijet e tyre ti drejtojnë drejt arsimit profesional pasi më pas kanë vendet e punë të garantuara.