Deklaratë e Emergjencave Civile Lezhë

Sot më dt.09.01.2021 u mblodh shtabi i emergjencave civile të Qarkut Lezhë. Nisur nga situata e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të shumta të cilat shkaktuan prurje të mëdha në lumenjt Mat, Drin e Gjader, përrenjtë dhe rrjetin kullues, vunë në provë kapacitetet tona menaxhuese e organizative për t’a përballuar me dinjitet e më sa më pak dëme e pasoja.

Falenderim për të gjitha strukturat e emergj.civile të pushtetit vendor të tre bashkive, policisë së shtetit, forcave të armatosura, drejtorisë rajonale të UK, OSHE, të cilët treguan solidaritet në kohë për menazhimin e situatës.
U prezantua gjendja dhe dëmet e shkaktuara kryesisht në infrastrukturën rrugore si pasojë e shembjeve dhe sipërfaqja e tokës bujqësore që u përshkua nga uji. Vërejmë se nuk ka dëme në njerëz, banesa dhe blegtori.

Në vemendje marrja e masave për ndërhyrje të vazhdueshme në rrjetin infrastrukturor të kullimit e mbajtjen në gadishmeri të plotë të hidrovorëve.

Si deri më tani të gjithë drejtuesit e bashkive, të strukturave të EC, administratorëve e deri tek kryepleqësia e fshatrave të jenë prezent në teritor e në komunikim të panderprerë mes tyre për t’ju gjend në krah të banorëve.

Në mënyrë që qytetarëve t’ju gjendemi pranë në çdo kohë e situatë, të rritet komunikimi e njohja me kapacitetet e emergjencave civile të secilës bashki.

Shtabi i EC të drejtuar nga prefekti do funksionojë pandërprërë e në lidhje të ngushtë me strukturat e bashkive për të mirëadministruar e eliminuar çdo mundesi të dëmeve që vijnë nga përmbytjet.