Dalin rezultatet e mjekëve të Lezhës për COVID-19

Shoqata e Infermierëve Lezhë ka njoftuar pak minuta mëparë në faqen e saj zyrtare se rezultati i testit për personelin e Spitalit Lezhë është negativ për COVID-19.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Z. Ledion Prendi në faqen zyrtare të Shoqatës.

Lajm i mire per te gjithe personelin e spitalit Lezhe, qe rezultoi negativ ne testin e bere per Covid-19. Zoti ju ruajte dhe mirenjohje pafund per punen tuaj humane dhe me vlera jetesore. Kam ndjere keto dy dite cdo shqetesim tuajin ne mesazhet qe me keni bere, e smundem dot pa gezuar per secilin prej jush si te isha dhe une ne mesin tuaj!

Me respekt

Ledion Prendi