Dalin rezultatet e llotarisë amerikane! Rrëzohet serveri qëndror për shkak të fluksit…

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, sot do të njihen me përgjigjen e saj. Duke filluar nga dita e sotme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes.

Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për shkak të kërkesave të shumta të aplikantëve për të kontrolluar statusin e tyre në webfaqen e llotarisë amerikanë kanë rrëzuar serverin qëndror duke e bërë të pamundur verifikimin e statusit.

Një problem i tillë krijohet sistematikisht çdo vit sa herë që shpallet rezultatet, këshilla jonë është që të prisni disa orë me qëllim që serveri t’i rikthehet normalitetit pasi të çlirohet nga mbingarkesa.