Dajç, Lezhë – Detajet mbi banesën që u përfshi nga flakët, një rëndë

Një banese është përfshirë nga flaket në Dajç të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:45.

Gazetari i BalkanWeb Elidon Ndreka raporton se një person është asfiksuar nga tymi, ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve.

Detajet e reja të sjella nga gazetari Ndreka (20:09) nga Dajçi i Lezhës, ku një banesë u përfshi nga zjarri.

Konfirmojnë se një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi tentoi të fikte zjarrin dhe është asfiksuar.

Sipas familjarëve, shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi.