“Çudia ndodhi!”/ Zguri: “Në Lezhë më shumë vota se votues!”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi ditën e sotme kutitë e votimit në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës. KQZ ngriti 4 grupe numërimi votash, siç duket edhe në fotot të publikuara nga “BalkanWeb”.

Në përfundim të rinumërimit që zgjati 2 orë, kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se u vërejtën parregullsi, pasi rezulton të ketë më shumë vota në kuti se sa numri i zgjedhësve.

Në mbledhjen e djeshme, KQZ miratoi kërkesën ankimore të Partisë Konservatore Albania për të rinumëruar këto kuti votimi. Ishte Bindja Demokratike që paraqiti kërkesën në KQZ, duke kërkuar hapje kutish.

Nga ana tjetër, PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.