Covid-19 zgjeron infektimin në Lezhë, +3 të prekur në 24 orët e fundit…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pak minuta mëparë në deklaratë për mediat përmes Zv/Ministres Rakacolli, ka publikuar rastet e reja me Covid19 në Shqipëri.

Harta e Covid në Shqipëri është zgjeruar me 24 raste të reja duke e çuar në 146 numrin total të të infektuarve me Sars-CoV-2 në vendin tonë.

Sipas Zv/Ministres Rakacolli, në 24 orët e fundit janë kryer 111 testime nga të cilat 24 kanë rezultuar pozitiv me COVID19.

Prej 24 rasteve të reja 3 prej tyre janë zbuluar në Lezhë. Pra, shkalla e infektimit në Lezhë arrin në 4 gjithsej.