Burgu i Reçit hap dyert, 150 transferime vetëm nga burgu i Shënkollit…

Që prej ditës së djeshme, ka filluar popullimi i burgut të Reçit në Shkodër, ku edhe ka filluar transferimi i të burgosurve.

Vetëm ditën e djeshme janë transportuar nga burgu i Lezhës 150 të dënuar.

Ndërkohë transferimi i të dënuarve vijon dhe ditën e sotme është parashikuar transferimi i 150 të dënuarve të tjerë.

Në këtë institucion për të garantuar sigurinë e të dënuarve do të kujdesen plot 324 efektiv policie. Ambientetet e brendshme të këtij institucioni kanë tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, dhe deri tek pajisjet që detektojnë dhe bllokojnë valët e telefonisë celulare.