“Buka thatë nuk del!”/ Familja Osmani në Lezhë në varfëri të tejskajshme, 6 persona në 1 dhomë!

6 anëtarë të familjes Osmani në Lezhë jetojnë në kushte mjaft të veshtira. Kjo familje jeton vetem me ndihmen ekonomike prej 50 mijë lekesh të vjetra.

Kryefamiljari tregon se ai dhe familja e tij e kanë shumë të veshtirë të jetojnë në një dhomë të vetme ku sa here që bie shi shumica e tij futet brenda.

Familja Osmani në Lagjen “Skënderbeg” në Lezhë jeton në kushte të mjerueshme si shumë familje të tjera në ketë lagje.

Një dhomë e siguruar me qera nga ana e Bashkisë është ajo çfarë ka kjo familje. Gentjani kërkon që bashkia t’i japë zgjidhje pasi në një banesë me vetëm një dhomë të shkatërruar është e pamundur të jetohet.

Të ardhurat e kesaj familjeje janë tepër të vakëta, mezi për të siguruar një thes miell, pa menduar për ushqime të tjera.