“Bujrum Ura!”/ Pjerin Ndreu i shkon fjalës deri në fund! Ura e Memeve në Lezhë nga 3D në R

Të gjithë e kanë të freskët në kujtesë kohën kur shpërthyen memet përtallëse në lidhje me projektet dhe premtimet e tejfryra të fillim fushatës elektorale.

Kjo dallgë virtuale e kapi edhe kryebashkiakun e Lezhës, Z. Pjerin Ndreu, i cili ky i fundit, postoi edhe disa statuse hidh e prit me nëntekst ku ndër të tjerë, ajo që etiketohej indirekt ishte faqja Brryli Broadway e cila e hapi e para vallen me kryetarin Ndreu.

Pastaj valles iu bashkuan ata që thoshin se Urat mbi Drin ishin 3D sa për fushatë.

Mirëpo fjala e urtë thotë se kur të futesh në valle duhet të kërcesh, dhe ditën e sotme, me fotot e publikuara në faqen e tij zyrtare, kryebashkiaku Ndreu e ka ‘ftuar Brrylin në valle’, te Ura e Memeve, të cilën e përtallen si 3D e që tani është një R – realitet.

Përtej kësaj, projekti i zbatuar për ndërtimin e urës mbart në vetvete një bukuri objektive të pakundërshtueshme, dhe hijeshon gjithë segmentin e lumit.

Në përfundim, duhet të themi gjithashtu se e patëm të pamundur të gjenim realizuesin konkret të kësaj ure që ta përgëzonim për aftësinë profesionale dhe gjenialitetin, por jemi besimplotë se ata që na lexojnë do të na e thonë emrin e tij.

Statusi i Ndreut: