Boshatiset Lezha, ora 10 e mëngjesit, i gjeti të gjithë në vetëizolim!

Masat shtrënguese në kuadrin e parandalimit të përhapjes së COVID-19, janë ashpërsuar edhe më tepër pas vendimit të ditës së djeshme nga Këshilli i Ministrave për kufizimin edhe të lëvizjes së këmbësorëve.

Oraret e reja në fuqi, të lëvizjes janë përkatësisht: paradite, 6:00 deri në 10:00, dhe pasdite, 16:00 deri në 18:00.

Çdo person që shkel këtë orar dhe kapet duke qarkulluar në rrugë, sipas vendimit të qeverisë, gjobitet me 10 mijë lekë të reja gjobë. Ndalohet gjithashtu edhe qarkullimi brenda këtyre orare i shoqëruar.

Tashmë, qytetarët në fillim ‘të pabindur’ të Lezhës, për shkak të masës penale në fuqi, kanë vendosur të respektojnë ligjin.

Është për të ardhur keq, megjithatë, për një komunitet ku pavarësisht thirrjes së përbashkët dhe dashamirëse për t’u vetëizoluar një pjesë e madhe e njërëzve vendosën të mos i bashkoheshin por dolën rrugëve, ndërsa tashmë që në valle hyri frika dhe “kërbaçi” i ligjit, rrugët u zbrazën.