Biznesi në Lezhë, më solidar se kurrë në këtë vështirësi…

Në Lezhë, deri ditën e sotme janë asistuar me ndihmë humanitare mbi 2200 familje. Ndoshta numri më i lartë në raport me popullsinë krahasuar me çdo njësi tjetër vendore në vend.

Që nga dita kur u shpallën masat për pandeminë, Bashkia Lezhë ka zhvilluar një operacion intensiv humanitar duke trokitur pothuajse në çdo familje në nevojë.

Në fakt, kjo nuk është eksluzivisht meritë e Qeverisë, apo Bashkisë, edhe pse këto kanë patur një rol kyç në furnizim dhe organizim, por një tjetër faktor i rëndësishëm, ka qënë përgjigjja e jashtëzakonshme solidare e biznesit në Lezhë.

Një listë e gjatë me biznese i janë bashkuar, me mundësitë e tyre, dhe sipas mënyrës së tyre, këtij operacioni. Nuk duhen lënë në harrëse këtu as individët, apo punonjësit e administratës së Këshillit të Qarkut Lezhë, e po ashtu edhe të Bashkisë Lezhë, të cilët përveçse kanë shpërndarë pakot me ndihma humanitare, ata ka kontribuar gjithashtu edhe secili individualisht për të shtuar akoma më shumë sasinë e ndihmës.