Betohen Deputetët e Lezhës… Piroli, Ndreca, Gjekmarkaj, Nikolla, Hoti, Marndoj, Metaliaj

Seanca e parë e Kuvendit për legjislaturën 2021-2025 është hapur ditën e sotme e kryesuar nga anëtarja më e vjetër në moshë Ing. Luljeta Bozo.

Në seancën e paradites, u kryen procedurat ceremoniale, ndërsa në atë të pasdites që filloi në ora 17:00, në rendin e ditës ishte paraqitja e konkluzioneve nga komisioni i verifikimit të mandateve, betimi i deputetëve dhe zgjedhja e Kryetares së Kuvendit.

Deputetët e Lezhës, Piroli, Ndreca, Gjekmarkaj, Nikolla, Hoti, Marndoj, Metaliaj, thanë fjalën BETOHEM në përgjigje të formulës:

“Do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve”.

Bashkë me urimin për punë të mbarë në përfaqësimin e popullit të Lezhës në Kuvendin e Shqipërisë, dëshirojmë që kjo formulë betimi, të jetë gjithmonë në kujtesën e përditshme të deputevë të Lezhës gjatë gjithë kohës së ushtrimit të mandatit paramentar.