Beslidhja gozhdon Partizanin në Lezhë, pjesa e dytë ishte e tepërt!

Një Beslidhje si kjo nuk është parë prej kohësh në Lezhë.

Në ndeshje për 1/8 e Kupës së Shqipërisë në të cilën ekipi i Beslidhjes ka demostruar një lojë grupi dhe shpirt ekipi të jashtëzakonshëm.

Bushi në të 13-ën, Jovanovic në 27-en dhe Fetaj në minutën e 44 e çuan rezultatin 3 – 0 në favor të Beslidhjes ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Sa i takon pjesës së dytë, ajo edhe mund të mos luhej fare. Beslidhja mbrojti rezultatin ndërsa Partizani vazhdoi në gjendje shoku e cila me siguri do ti mbajë mbërthyer përgjatë gjithë rrugës së kthimit në autobus.

Sidoqoftë, një Beslidhje që shënon gola çdo 15 minuta, dhe nuk pëson asnjë, si kjo e sotmja, është një kënaqësi dhe spektakël ta ndjekësh, e nuk na mbetet tjetër veçse t’u urojmë suksese ne ndeshjen e radhes.