Berisha i ‘vërsulet’ ministres Nikolla: “I ke garantuar vendin për në Juridik djalit të kryetrafikantit!”

Ish-kryeministri Berisha, në morinë e denoncimeve, ka hedhur sërish akuza të rënda ndaj Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Teksa ka bërë publike rasin e një qytetari, ai thotë se Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka spostuar vajzën e tij, për ti liruar vendin për në fakultetin Juridik, djalit të një trafikanti të njohur.

Po kështu qytetari ankohet, pasi vajza e tij e ka mesataren 9.5, kurse djali që i ka zënë vendin është me precedentë penalë, dhe ka qënë disa ditë edhe në burg, pasi ka goditur forcat e policisë. Qytetari shkodran përmend ndër të tjera edhe se në emër të kujt po bëhen këto pazare.

Postimi i Berishës