Bashkia Lezhë sjell teknologjinë e fundit të ndriçimit urban. Ja kompania implementuese…

Janë më të thjeshta në mirëmbajtje, japin ndriçim më cilësor për rrugët dhe lagjet e qytetit, mundësojnë shikim më të qartë për këmbësorët, dhe janë të mira për ambjentin, kanë jetëgjatësi më të madhe, dhe konsumojnë 50% më pak energji elektrike.

Bashkia Lezhë ka filluar implementimin në rrugët dhe lagjet e Shëngjinit dhe Lezhës me teknologjinë moderne të ndriçimit urban LED (Light Emitting Diode).

“Koha për cilësi tjetër shërbimi me kosto më të ulët dhe zgjidhje njëherë e mirë të një problemi që shqetëson Lezhën dhe Shëngjinin”, – shprehet kryebashkiaku Ndreu në faqen e tij zyrtare.

Furnizuesi ose shoqëria tregtare e cila do të mundësojë këtë teknologji bashkëkohore është gjiganti i madh shqiptar Alba Light, një kompani e cila njihet gjërësisht nga sektori i ndërtimit për cilësinë e instalimeve dhe produkteve elektrike.