Bashkia Lezhë lartëson figurën e heroit kombëtar me rastin e 552-vjetorit të ikjes në amshim

Gjergj Kastrioti, heroi ynë kombëtar, është gjithashtu edhe Gjergji i Parë i cili arriti t’i bashkonte shqiptarët për shqipni, dhe ia arriti ta bënte këtë në Lezhë.

Gjergji i Dytë, nderi i kombit shqiptar, është gjithashtu edhe Gjergji i fundit i cili arriti t’i bashkonte shqiptarët për shkronjat shqipe, për alfabet, për gjuhë.

E meqënëse Lezha është një pikë ku dejet e historisë shqiptare sa vijnë e dendësohen, jo pa shkak, ky qytet ka marrë atë simbolikën e vendit ku mund të Lidhen Besët e Mëdha, ku mund të ndodhin Bashkime përtej dasive. Por historia na mëson se përveç fjalës “Lezhë”, duhet plotësuar një tjetër parakusht që të ndodhin Bashkime të Mëdha, duhet edhe fjala ose emri “Gjergj”.

Një Gjergj i Tretë, nëse ecim me frymën e historisë, pritet e duket se i ka ardhë koha të shfaqet apo të vijë në Lezhë.

Sepse sot, ndoshta më shumë se kurrë, është momenti t’i kapërcejmë të gjitha ato që na ndajnë, për t’u ndierë bashkë, në frymë, në ide, e vepra.

Të thuash “Gjergj” është si të thuash “Bashkim”!

Në faqen e saj zyrtare Bashkia Lezhë ka publikuar fotot e ceremonisë së zhvilluar sot në ambjentet e Memorialit të Heroit Kombëtar, fotografi të cilat, Bashkia i ka shoqëruar me këto rreshta:

🇦🇱🇦🇱🇦🇱 552- vjet nga ikja në amëshim e Heroit tonë Kombëtar ” Gjergj Kastrioti” , Lezha që në fatin e saj prek veprimtarinë kryesore të luftëtarit me zemër luani, solli në kujtesë jetën e heroit tonë dhe disa porosi ,

✒Duhet të jeni të miqësorë dhe të dashur me njerëzit tuaj, qëndroni gjithmonë midis tyre, bisedoni e qani hallet me ta, pyetini ata, nëse urdhrat tuaj për drejtësi janë zbatuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli si një armik dhe tiran.