Bashkia Lezhë firmos pagesat, Ndreu publikon fotot nga zyra e tij, gati dëmshpërblimet!

As më afër e as më larg, por në zyrën e tij, dhe në vetë të parë, kryebashkiaku Ndreu ka firmosur me subjektet e kategorive DS1, DS2, DS3, për t’u hapur dritën jeshile në sportelet e bankave për tërheqjen e shumave të përllogaritura sipas kategorive.

Ndreu i ka ndarë këto pamje me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook për të treguar se ajo që disa muaj mëparë u quajt propagandë është në fakt një realitet.

Pasi miratimit të projekt Vendimit për alokimin e mbështetjes financiare nga Këshilli i Bashkisë, tani u hapet rruga nënshkrimit të kontratave dhe lëvrimit të pagesave.

“Qytetaret jane te kenaqur per sherbimin dhe mbajtjen e fjales nga qeveria. Gjithe propaganda se do genjehen shfryhet si tullumbace para realitetit. Qytetaret kane tashme pagesat ne banke…”, shkruan Ndreu në faqen e tij zyrtare.

249.450.000 të reja ose (2.5 miliardë lekë të vjetra) është shuma që Qeveria Shqiptare i ka transferuar Bashkisë Lezhë, për dëmshpërblimin e familjeve të demtuara nga tërmeti, DS1,DS2 dhe DS3.