Basha-Ndreu/ Kryebashkiaku i Lezhës: “Persona më të zotë se ti nuk më kanë inkriminuar dot!”

Pas publikimit të videos nga kryedemokrati Basha me titull “Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS”, video në të cilën Basha ka listuar edhe Kryebashkiakun e Lezhës Z. Pjerin Ndreu.

Pas kësaj ka reaguar dhe Kryebashkiaku Ndreu në faqen e tij zyrtare i cili shprehet se nuk ka shans t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi. Lexojeni të plotë reagimin e Kryetari të Bashkisë Lezhë:

Per Lulezim Bashen:

Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres.

Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia ne qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi.

Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp.

Leri llafet ne ere se i sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!