“Barbarë që nuk ngopen me zhapa shalqiri!”, Sazan Guri shpërthen ndaj pushueve në Kune-Vain të Lezhës

Inxhinjeri, gjeologu, dhe ambientalisti shqiptar Dr. Sazan Guri ka zgjedhur të kalojë ditët e pushimeve në Kune Vain të Lezhës.

Ai, duke e njohur mirë mjedisin dhe bukuritë mjedisore të Shqipërisë e quan këtë plazh një mrekulli të natyrës, që s’e ka kush tjetër.

“Në 10 mië kilometër plazh të pjesës tjetër të Adriakut, nga Venezia në Taranto nuk gjen dot plazh si në Kune Vain, me këtë bukuri”, shprehet Guri.

Dhe tani vjen pjesa e hidhur e pushimeve të Sazanit…

“Kush jane keta barbare qe duan me çdo kusht t’i vrasin këto bukuri!?”, shkruan me mllef në Facebook-un e tij ambientalisti.

Siç kuptohet, atij i ka humbur durimi me sjelljen e disa pushuesve në atë zonë, të cilët, këta të fundit, i hedhin mbeturina 5 m larg bregut, apo i ‘fshehin’ mes pishave.

Ambientalisti Guri ka shpërthyer me një status fshikullues në drejtim të ndotësve, të atyre që nuk dinë të çmojnë bukurinë e natyrës e për rrjedhojë nuk kanë kurrfarë dhembshurie, jo për ta mbrojtur, por duke e ndotur pa pushim.

Lexojeni reagimin e ambientalistit Guri:

Jemi mesuar te flasim per vlerat shqiptare! Po ketu mor vllezer ne Kune Vain me thoni ku eshte vlera? Lagunen ta ka dhene Zoti, pyllin ta ka dhene natyra, detin prap Zoti, plazhin me reren e zeze prap natyra. 10,000 km plazh ne pjesen andej Adriatikut nga Venecia ne Taronto nuk gjen dot kesi plazhi, kesi bukurie. Kush jane keta barbare qe duan me cdo kusht t’i vrasin keto bukuri!????.

I gjurmova disa familje prane, qe nuk ngopeshin me zhapa shalqiri, me sallatore, djath e domate dhe i ruajta, e cte shohesh, kur i hodhen plehrat ne kallamishten e plazhit 2m larg vetes dhe 5m larg detit.