Banka Evropiane e Investimeve në tryezë me Ndreun dhe bizneset e Lezhës…

Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë kombinuar forcat për t’u marrë seriozisht me Lezhën.

Konkretisht me shtyllën kryesore të potencialit të saj: turizmin.

Pas një kërkese të përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve, ose të atyre që kanë ‘lekun e madh’, me ndërmjetësimin dhe pjesëmarrjen e kryebashkiakut Ndreu u mbajt një tryezë konsultimi publiki me përfaqësues të bizneseve në Lezhë.

Në fokus të kësaj tryeze ishin plan-projektet që e kanë të domosdoshmë një shtysë financiare për ta shfrytëzuar edhe më mirë potencialin turistik të Lezhës.

Z. Jak Gjini, ekspert mjedisi

Në takim morën pjesë edhe ekspertë të fushave të cilët shprehën pikëvështrimet e tyre në lidhje me hapësirat dhe zonat më në domosdoshmëri për të ndërhyrë, e jo vetëm.