Autoritetet lokale në Lezhë, nderojnë të rënët për liri! (Pa incidentin e vjetshëm!)

Nuk ishte i përmbysur, kësaj here, ndryshe nga një vit mëparë, flamuri shqiptar nuk valëvitej me kokë poshtë mbi varrezat e dëshmorëve të kombit në Lezhë.

Por edhe ky vit pati veçorinë e tij, ndoshta e parashikueshme, por fotoja e shkrepur e Kryetarit të Bashkisë, Kryetarit të Qarkut dhe Prefektit të Lezhë të barazlarguar dhe me maska, përfaqëson rrëfenjën e këtij viti në albumin fotografik historik.

“Te varrezat e dëshmoreve të atdheut! Lavdi veprës dhe gjakut qe dhanë!”, shprehet Kryebashkiaku Ndreu në faqen e tij zyrtare.

“Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit”, shkruan Prefekti Jaku.

“Lavdi për gjithë jetën dëshmoreve të Atdheut tonë. Përkujtimi i tyre në çdo lloj kohe është gjëja më minimale që mund të bëjme për ata që dhanë gjakun për këtë vend”, nënvizon kryesocialisti i Lezhës dhe Kryetari i Qarkut Ndreca.

Në këtë ceremoni gjithashtu, ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk pati grumbullime të familjarëve të të rënëve, të veteranëve, përfaqësues të partive apo shoqatave, apo qytetarë.