“Autori nuk është larg!”/ RENEA, FNSH, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj në vendngjarje

Forca të shumta të Policisë së Shtetit, FNSH-shë, RENEa-s, dhe ekspertët më të mirë të krimeve në Ministrinë e Brëndshme janë përqëndruar me atë që ndodhi sot në Kune-Vain.

Janë dashur vetëm pak minuta që ekspertët të nxjerrin pamjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit 44 vjeçar në Policinë e Lezhës.

Mësohet gjithashtu se edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu bashkë me drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocajn kanë mbërritur në vendngjarje.