Automjeti përplas këmbësorin në Ishull Lezhë, dhe i merr jetën në vend

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.

Gazetari Elidon Ndreka ka raportuar për “Balkanweb” se ky aksident ka ndodhur pranë Ishull Lezhës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.