Asnjë Votë Tepër!/ Kryebashkiaku Ndreu reagon pas rinumërimit të Lezhës

Kryetari i KQZ-së Z.Klement Zguri u shpreh në përfundim të rinumërimit të 11 QV në Lezhë se pati parregullsi dhe se u gjetën më shumë vota se votues.

Detajet e votave tepër duke sikur vizatojnë një tablo tjetër për të majtët.

Ka qënë vetë kryebashkiaku Ndreu ai i cili ka reaguar në faqen e tij zyrtare duke u shprehur se nuk ka asnjë votë tepër por vetëm një gabim njerëzor në plotësimin e proces verbalit çka i jep kështu zotit Ndocaj 1 votë më tepër.

Ja reagimi i tij i plotë:

AS EDHE NJE VOTE ME TEPER.

Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.

Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt 😉 (invert)

Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.


Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE 🗳

Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.

Proçesi i Lezhes ishte model.


Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.