Artan Lame gjeti mënyrën më të bukur për të uruar Krishtlindjen, dhe për këtë zgjodhi Lezhën

Kadastra Shqiptare ka gjetur mënyrën më të bukur që të përcjellë mesazhin e saj me rastin e Krishtlindjes, dhe kur vjen puna për simbolikë historike, Artan Lames nuk ia kalon njeri.

I shoqëruar nga Drejtori i ASHK Lezhë Z. Aris Mema, kreu i kadastrës u ka dorëzuar ditën e sotme certifikatat e pronësisë dy kishave me vlera të mëdha historike në qarkun e Lezhës, konkretisht, asaj të Rubikut, dhe Shën Eufemisë në Kallmet.

Z. Lame i ka gërshetuar bukur vigjiljen festive, profesionin e tij, dhe detyrën që ushtron, duke i bërë këto institucione fetare të Lezhës me tituj pronësie.

Dorëzimi i certifikatave u bë publikisht dhe në prani të mediave, ku Dioqezën e Lezhës, e përfaqësoi Padre Antonio, në marrjen e titullit të pronësisë për Kishën e Shën Eufemisë.

“Pas 800 vitesh merr certifikaten e pronesise Abacia historike e Rubikut. Në vigjilje të Krishtlindjeve, Artan Lame i dorëzoi certifikatën Fratit Ndue Toplana të Kishës Franceskane në Rubik!

Gëzuar Krishlindjet!

Zoti jep dhurata të mëdhaja, ne kaq mund të dhurojmë për kishën në këto Krishtlindje!”, tha Kreu i Kadastrës Artan Lame.