Arben Ndoka sqaron me detaje arsyet e furtunës së sulmeve ndaj tij!

Ish-deputeti i Lezhës, Z. Arben Ndoka ka dhënë një intervistë për Fax News me qëllim sqarimin e opinionit publik për furtunën e mbrëmshme të lajmeve që e rëndonin figurën e tij si të lidhur me 40 milionë euro.

Pikësëpari Z. Ndoka ka sqaruar opionin publik se nuk ka asnjë urdhër për sekuestrim, është lëshuar vetëm një kërkesë për ngrirje të pasurive, nëse do të ketë sekuestro apo jo, kjo do të mësohet ditën e hënë kur gjykata të shprehet, dhe se 40 milionë euro është një shifër absurde pasi kjo do të nënkuptonte që pasuria e tij shkon deri në Mal të Zi.

Më pas Z. Arben Ndoka ka theksuar faktin se ky intensifikim sulmesh ndaj tij po ecën paralelisht me intensifikimin e kërkimeve që ai po bën për gjetjen e autorëve të vrasjes së vëllait të tij, të ndjerit Aleksandër Ndoka.

“Këto çështje shumë mirë mund t’i hetojë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, por persona të caktuar të cilët kanë lidhje me vrasjen e vëllait tim, e kanë spostuar gjykimin tek Krimet e Rënda për shkak sepse atje mund të ushtrojnë ndikimin e tyre, ndërsa në Gjykatën e Lezhës nuk do të mund ta bënin dot një gjë të tillë. E gjitha po bëhet për të penguar kërkimet e mia në gjetjen e autorëve të vrasjes së vëllait tim.” – saktësoi ai.

Për më tepër ndiqni materialin e përgatitur nga gazerari i Fax News Martin Marku: