Arabët i shkojnë Ndreut në zyrë, të gatshëm për të ndihmuar Lezhën

Përfaqësuesi e Gjysmë Hënës së Kuqe Z. Aamer Azzabi, me porosi të Princit të Kurorës së Abu Dabit madhërisë së tij Muhamed Bin Zayed Al Nahyan, dhe njëkohësisht Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe takoi ditën e sotme Kryetarin e Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ku mësohet t’i ketë shprehur të gjithë mbështjetjen e popullit të tij për me ndihma ekonomike, shëndetësore, dhe infrastrukturore për Lezhën.

Pamjet nga ky takim janë publikuar në faqen zyrtare të Kryebashkiakut, në të cilën shkruhet:

Z. Aamer Azzabi përfaqsuesi i Gjysmë Hënës së Kuqe nga Emriatet e bashkuara Arabe me prosi të Madhërisë së tij Muhamed Bin Zayed Al Nahyan Princi i Kurorës së Abu Dabit dhe njëkohësisht Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura UAE takoi Kryetarin e Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ku i shprehu gjithë suportin e tij dhe popullit të vet për të ndihmuar me ndihma Ekonomike, Shëndetësore dhe Infrastrukturë sa më parë për të gjithë banorët e Lezhës që kanë pasur dëmtime dhe probleme nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.