Anulohen 5 milionë net qëndrimi të sezonit veror! Problemi prek sigurisht edhe Lezhën!

Shumë dëshpëruese. I ngjan një rrëzimi në gjunjë për mëshirë, kërkesa e Unionit Shqiptar të Turizmit, e përpiluar midis faljesh të shumta për këtë halleqarje ekonomike, drejtuar kryeministrit pikërisht në kohën kur shteti është në mbrojtje të jetës së çdo qytetari.

Unioni i Turizmit i ka bërë llogaritë mirë, janë shifra apokaliptike për turizmin shqiptar, e hidhur dhe e papërballueshme, nëse kërkohet të shmangim kolapsin, sepse janë plot 5 milionë netë qëndrimi të sezonit veror të anulluara, deri para 3 ditësh.

Është e dhimbshme, por duhet të bëjmë një llogari të thjeshtë, 5 milionë netë shumëzuar për minimalisht 35 euro nata në sezon vlejnë 175 milionë euro Fitim i Munguar (deri para 3 ditësh në turizëm). Përfytyroni koston e kësaj pandemie anullimesh nëse vijon edhe në muajt Prill dhe Maj.

Ata janë dorëzuar. Unioni pranon kolapsin, dhe si i humburi që lëviz krahun për t’ia bërë me shenjë asaj anijes së panjohur atje larg në horizont, po ashtu edhe ata kanë përpiluar një paketë lehtësish financiare për turizmin shqiptar këtë sezon:

OPSIONI 1:

  1. Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore për një periudh 3-6-mujore
  2. Këste zero të pagesës së Tatim Fitimit për minimum 3 muaj në vazhdim
  3. Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të Sektorit të Turizmit
  4. Zhvlerësimin e taksës së pronës për vitin 2020
  5. Mosaplikimi i taksës vendore për vitin 2020

OPSIONI 2

Duke mirëkuptuar situatën financiare të Qeverisë dhe duke shpresuar që situata e krijuar të kalojë brenda dy muajsh dhe të planifikojmë që bizneset e turizmit të fillojne shërbimin më 1 QERSHOR dhe rikthimit në një normalitet të jetës.

Propozojmë që për muajt qershor-korrik-gusht-shtator të mos paguajmë taksa dhe tatime. Nëse nuk keni mundësi që të na jepni tani mos na merreni në sezon në mënyrë që të rikuperojmë humbjet e shkaktuara tani.

  1. Të shmangen SIGURIMET e punonjësve për 4 muaj të sezonit veror
  2. Të mos aplikohen TAKSAT VENDORE taksa e E PRONES
  3. Pezullimin e pagesës së Tatim Fitimit

“Duke qenë koshient për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi ne e konsiderojmë bashkëpunimin qeveri-biznes si të vetmen alternativë për t’i bërë ballë kësaj situate dhe mendojmë se kërkesat tona kërkojnë vlerëim të menjëhershëm në mënyrë që të shpëtojmë këtë sektortë rëndësishëm të ekonomisë sonë nga falimentimi i plotë” thuhet në kërkesën zyrtare drejtuar kreut të qeverisë.