Alfrida Marku:”Pse i mbani peng pakot?”, Bashkia Lezhë: “Erdhi virusi 7×7=42!”

Nuk kuadron llogaria. Me familjet e ndihmuara në Qarkun e Lezhës, 13660 sipas kryeministrit, kundrejt 5056 pakove të deklaruara nga Bashkia Lezhë, prej të cilave 3360 janë kontribut i biznesit lezhjan, atëherë këtu ka shumë për të dyshuar mbi vërtetësinë e gjërave, shprehet Alfrida Marku, në një reagim të saj drejtuar Bashkisë Lezhë.

Dyshimi se pakot po mbahen peng, është i bazuar në arsyen e shifrave, shprehet Znj. Marku:

A po mban peng Bashkia Lezhë ndihmat në ushqime të marra nga Rezervat e Shtetit? A po bie pesha mbi biznesin? Apo bashkia e qeveria nuk kanë koordinuar propagandën?

Sipas faqes zyrtare te Kryeministrit, pretendohet se në Qarkun Lezhë, nga Fondi i Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura kanë shpërndarë ndihma në ushqime në 13 660 familje deri më sot. Me një përpjestim të thjeshtë, në Lezhë të supozojmë se janë asistuar 4 550 familje në nevojë.

Ndërkohë sipas të dhënave të publikuara nga Bashkia Lezhë, pretendohet se ky Institucion deri me sot ka shpërndarë rreth 5056 pako ! ushqimore. Absolutisht e pamjaftueshme! Per te mos diskutuar sot vertetesine! Po të shohim me kujdes, 3 362 pako ushqimore janë kontribut i biznesit lezhjan dhe 355 nga organizatat që veprojnë në Lezhë.

Pra Biznesi dhe Ojf-të kanë kontribuar 73% të ndihmave ushqimore të shpërndara deri sot nga Bashkia.

80 milionë lekë të reja është Fondi i vënë në dispozicion nga Këshilli Bashkiak për menaxhimin e situatës në territorin e Bashkisë Lezhë.

POR, Bashkia Lezhë ende nuk ka një Plan konkret mbi problemet që do trajtohen, afatin, një numër të saktë te familjeve në nevojë të evidentuara dhe të asistuara në secilën Njesi Administrative si dhe periodicitetin e shpërndarjes së ndihmës.

Për këtë e probleme të tjera, absolutisht duhet transprencë nga Insitutucionet!!

Nga ana tjetër, ndërkohë që COVID19 ka dy javë që nuk duket askund, virusi 7×7 ka ardhur tashmë që të infektojë edhe në Lezhë, përmbyll Bashkia përgjigjen e saj sqaruese:

Per ata qe 7 X 7 bejne 42 !

Transparenca ne menaxhimin dhe ndarjen e ndihmave eshte ne ADN tone si staf. Gjithsesi per publikun se keta te 7 X 7 s’dalin dot nga trullosja e gjate ju veme ne dijeni se:

1-Shifrat e rezervave te shtetit te dhena nga kryeministria jane ne baze qarku ku peshen me te madhe e ze Kurbini per shkak te demeve shume te medha nga termeti dhe qe zene 10 fishin e demeve tona ne Lezhe, plus dhe Mirdita qe eshte zone me e thelle. Ne Lezhe kane ardhe 650 pako nga rezervat nga te cilet 300 jane gjendje e presin te shperndahen. Referenca e shifrave te dhena ne baze qarku per te gjyku per Bashkine Lezhe eshte me shume se dashakeqe dhe nje sherbim i shemtuar ne shtremberim te se vertetes.

2-Vetem 750 pako jane blere nga bashkia nga te cilet 300 jane gjendje ne magazine dhe pritet te shperndahen sipas grafikut te vendosur.

3-Pjesen me te madhe deri sot e zene donacionet e biznesit por dhe te adminsitrates se shtetit. Vete personeli i Bashkise ka dhuruar 150 pako me leket e mbledhura. Po keshtu Prefektura, Keshilli i Qarkut etj.

4-Per kedo qe ka merak te dije, kemi listat e plota per cdo familje te trajtuar. Faturat per cdo donacion, qofte edhe me nje pako.

5-Fondi prej 80 000 te reja te rialokuara tek emergjencat nuk eshte prekur akoma as ne 20% pasi deri tani si rralle kund Bashkia ka bashkepunuar me biznesin dhe ka mbajtur situaten ne kontroll.

6-Pastaj te raportimet ditore qe nxjerr Kryeministria nuk jane vetem pakot, por jane dhe sherbimet me vullnetare qe ju blihen ushqime pensionisteve, sherbimet e dergimit te pensioneve ne shpi, te dergimit te ilaçeve ne shtepi dhe ndihma te ndryshme. Ca tu bejme se si kuptoni keto terma !

7-Jane 1307 familje te miratuara me Vendim te Keshillit Bashkiak qe trajtohen me pako ushqimore te miratuara nga Komisioni Qendror per Ofrimin e Asistences.
Virusi 7 X7 bejne 42 ka ardhe dhe ne Lezhe ndersa Covid-19 ka me shume se dy jave qe nuk duket askund !

Cdo qytetar, donator, partiak, shoqate apo kushdo qe kerkon te dije se ca eshte bere me pakot ushqimore i veme ne dispozicion gjithe dokumentacionin e plote !