Alfrida Marku:”Kthejeni vëmendjen nga Bujqësia në Lezhë, është baza e ekonomisë së 70% të familjeve”

Pa kaluar shumë kohë nga publikimi i vendimit të Këshillit Bashkiak të Lezhës për fondin prej 80 milionë lekë të reja shtesë në fondin e emergjencës, ka reaguar edhe Znj. Alfrida Marku, e cila, kjo e fundit ka kërkuar më shumë vëmendje për atë sektor, i cili sipas saj, është sektori prej të cilit të paktën 70% e zonave rurale të Lezhës bazojnë ekonominë e tyre.

Në Bashkinë Lezhë 40% e territorit është tokë bujqësore. 60% e popullsisë jetojnë në zonë rurale, prej të cilëve të paktën 70% bazohen në ekonominë e tyre familjare blegtorale dhe bujqësore.

Vemendja këto ditë duhet kthyer tek FERMERËT. Duhen vendimmarrje të qarta e të bashkërenduara të strukturave përgjegjëse vendore, Bashkisë Lezhë e Seksionit të Bujqësisë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural:

  1. Sigurimi i farërave, fidanëve, pesticideve e medikamenteve të nevojshme, falas për ekonominë familjare.
  2. Vijimi i punës në përmirësimin e sistemit vaditës e kullues.
  3. Taksë zero për tokën bujqësore për vitin 2020 si dhe pezullimi i periudhave të prapambetura.
  4. Shërbimi veterinar në çdo fshat, dhe çdo medikament të mbulohet falas.
  5. Lehtësim të biznesit, me zero taksa vendore dhe shtyrje e pagesës së taksave të tjera.
  6. Njësitë Administrative të shërbejnë si pika shpërndarje si dhe menaxhues të proçesit.

Për këto dhe masa dhe të tjera, të cilat duhet të jenë konkluzion i specialistëve, duhet ZË I VEÇANTË NË BUXHETIN E EMERGJENCËS, që Bashkitë dhe Qeveria duhet të vënë në dispozicion në shërbim të fermerëve.

Rregullat e pashmangshme të distancimit social i kanë kufizuar familjet në zonat rurale, ekonomia e tyre është drejt krizës, si dhe të mos harrojmë se numri e llojshmëria e njësive të shërbimeve në zonat rurale është i pakrahasueshëm me ato në zonat urbane. Por, për tja dalë duhet rifilluar, e për të korrur sërish duhet të fillojnë mbjelljet.