Albmedica në Lezhë në të njëjtin hap me Spitalin Amerikan, test serologjik për 2 orë!

©shutterstock

Që nga e Hëna në Albmedica janë vënë në funksion pajisjet serologjike të cilat tregojnë brenda 2 orëve nëse personi e ka kaluar Covid-19 apo jo.

Albmedica, e njohur për nivelin e lartë të teknologjisë diagnostikuese, ka filluar tashmë të kryeje teste serologjike. Ndërkaq ditën e djeshme, qeverisa shqiptare u ka hapur rrugën ligjore edhe laboratorëve jo-pubikë që të kryejnë testin e tamponit gjithashtu.

Aktualisht, është e vetmja klinikë në veri të vendit që e ofron një test të tillë, me të njëjtët parametra siç Spitali Amerikan në Tiranë.

Sigurisht që ky është një lajm i mirë, për të gjithë veriun, e veçanërisht për Lezhën, kur një klinikë e madhe është gjithnjë e shpejtë dhe e gatshme të implementojë risitë e nevojshme sipas parametrave të parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë për lexuesin se Albmedica vazhdon dita ditës në misionin e saj të ekselencës si në aparatura ashtu edhe në staff mjekësor, të cilës, vijojnë t’i bashkohen mjekë nga e gjithë Shqipëria të specialiteteve më të rëndësishme, që nga kardiologjia, neurologjia, radiologjia, endokrinologjia, ortopedia etj., dhe më kryesorja për t’u përmendur është se pacienti, pasi kryen analizat, nuk përcillet në shtëpi me një letër të bardhë të mbushur me simbole, numra e emërtesa të pakuptueshme, por gjendet gjithnjë aty në dispozicion mjekja e laboratorit e cila ka shpenzuar 8 vite të jetës së saj me studime pikërisht për t’i përkthyer këto shifra e grafikë në këshilla e sugjerime të kuptueshme për pacientin.