Aksident i trefishtë në Lezhë-Shkodër, 4 të plagosur, 2 rëndë

3 automjete janë përplasur pasditen e sotme në autostradën Lezhe-Shkodër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mabe.

Nga burimet e para të sjella nga gazetari i ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka, raportohet për 4 te plagosur, dy prej tyre në gjendje të rënde. Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, dhe më pas i kanë transportuar në spitalin e Lezhës.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.