Aksident i rëndë në Lezhë, 4 të plagosur…

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Shëngjin-Lezhë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Detaje të mëtejshme në lidhje me aksidentin e rëndë do të publikohen në vijim të shoqëruara me njoftimin e policisë.