Agostin Marku: “Kundër kësaj pandemie nuk po bëjmë atë që është kryesorja!”

Kjo çeshtja me virusin “corona” ka kendveshtrime të ndryshme edhe në vendet e zhvilluara, jo më në vende si Shqiperia. Keshtu deri tani në Britaninë e madhe është ecur me idenë e krijimit të imunitetit kolektiv që me në fund u kthyen në karantinë.

Italia në fillim me një frymë liberale e disi nënvlerësuese dhe pastaj kurba e rritjes shkoi aty ku nuk pritej dhe këtë po e tregon edhe numri i lartë i vdekjeve.

Gjithashtu jo me bujë e karantinë të rreptë e filluan edhe Gjermania apo Korea e Jugut por vdekshmëria në keto vende është përkatesisht 0.23 dhe 0.87 % , më e ulëta në vendet që virusi ka shtrirje të madhe kundrejt 6,8% dhe 3,42 % që e kanë Italia dhe Spanja.

Të katerta këto vende janë të zhvilluara, por nga mënyra e këndvështrimit dhe menaxhimit të situates kemi shifra ekstremisht të dallueshme në % e vdekshmerisë. Kjo ka shumë arsye, por mendoj që kryesorja është testimi.

Prandaj dhe testimi është një nga direktivat kryesore të OBSH-së dhe ligji nderkombëtar i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo qeveri kur ka raste epidemie të tilla apo siç jemi sot në një situatë pandemie boterorë.

Nga të dhenat e fundit edhe Irani që shpesh herë kritikohet për një trajtim jo korrekt të të drejtave të njeriut thuhet se po ndermerr një hap të rendesishem të testimit të gjithë popullates.

Kjo çeshtja e kesaj epidemie, pa kaluar në panik, ka të bejë me atë të jesh apo mos të jesh, ndaj duhet bërë gjithçka mundesh për ta përballuar. Dikush mund të thotë se një vend i vogel si i yni, pra Shqiperia, nuk i ka mundesitë ekonomike për ta perballuar. Edhe mundet. Por unë pyes, pa dashur të kaloj në politizim të çeshtjes, se a është me e rendesishme çeshtja e ekzistences se ketij populli apo PPP?

Mendoj qe sikur të hiqej dorë nga PPP por dhe fonde buxhetore të tjera të dores se dytë edhe fondet mund të sigurohen për testimin e popullates. Testimi i plotë i popullates jo vetem ka të bejë me ekzistencen që është shumë e rendesishme dhe jetike por do të kalonte shumë shpejt ketë situatë kaotike dhe paniku. Në pamje të parë duket sikur gllaberon sasi të medha fondesh, por si do që të jetë ka të bejë me jetë njerzish.

Në fakt kjo do të çlirojë shumë energji për një kohë shumë të shkurter në biznese, ekonomi familjarë, tregues ekonomikë e në stad te ri e me vital si popull e si komb. Situata të tilla kerkojnë lidership kurajoz dhe të tillë jo vetem në masa të tip karantinë, por dhe në iniciativa ekonomike që në pamje të parë duken si kosto e madhe, por në fakt kanë të bëjnë me ekzistencen e popullit dhe me një kthim në shum fish në vlerë dhe vitalitet të një populli.

Ndaj them se është nevojë urgjente për ketë qeveri që ta realizojë një sipërmarrje të tillë duke realizuar testin e përgjithshem. Të injorosh testin e diagnozes kur ka një epidemi të përmasave të tilla do të thote ti krijosh hapësirë virusit për të goditur dhe infektuar çdo sekond, minut, orë, ditë, javë dhe muaj njerez të pa infektuar. Tashme në ketë drejtim qeveria jonë e ka pervojen.

Studimet krahasuese të pasojavë të epidemisë deshmuan perfundimisht se vende që ndoqen praktiken e testimit të gjerë si Korea e Jugut dhe Gjermania kanë regjistruar një vdekshmeri nga “corona” shumë herë me të ulet se sa vendet që ndoqen praktiken e kufizuar të testimit.

Keshtu, vdekshmeria në Koren e Jugut dhe në Gjermani deri tani është përkatesisht 0,87% dhe 0,23% kundrejt 6,8% dhe 3,42% që është në Itali dhe Spanjë, vende që nuk ndoqen praktiken e testimit të gjerë.

Po nqs vendi ynë do të praktikonte testimin e përgjithshem ateherë do të kemi një situatë krejt tjeter pozitive. Ne në fakt nuk po perdorim as rastin Gjerman e Korean të testimit të gjerë dhe larg qoftë po të shkonim në skenarin Italian e Spanjoll druaj se ky popull nuk ka Kellçë ta kapercej.

Keshtu që duhet të hiqet dorë nga praktika e kufizimit të testit për Covid 19 dhe marrjen e masave urgjentë për importimin për ketë qellim të tamponeve dhe bazes materiale të nevojshme për të realizuar decentralizimin e testimit. Për gjera të mira që kanë të bejnë me jetë njerëzish kurrë nuk është vonë.