Agostin Marku i dorëzon titullin: Zef Gjoni “Nderi i Qarkut Lezhe”

ZEF GJONI “NDERI I QARKUT LEZHE”

“Për kontribut të veçante si veteriner dhe drejtues insitucioni në zhvillimin e bujqësisë në Qarkun e Lezhës dhe më gjerë”, Këshilli i Qarkut Lezhë me kryetar Gjok Ndoken i ka akorduar titullin “Nderi i Qarkut” specialistit të bujqësise dhe veterinarisë Zef Gjonit.

Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e titullit merrnin pjesë autoritete, si dhe miq bashkëpunëtor të Gjonit.

Të pranishmit që moren fjalen në këtë ceremoni vlersuan maksimalisht kontributin e Zef Gjonit në fushat ku ai ka punuar.

Me këtë titull keni vlersuar të gjithë specialistet e bujqësise të cilët janë anashkuluar gjatë këtyre viteve të tranzicionit u shpreh Zef Gjoni.

Zef Gjoni është ndër specialistet e parë të bujqësise dhe veterinarisë në Lezhë, duke lënë mjaft gjurmë pozitive gjatë karrieres së tijë.