551 Vjetori i Gjergj Kastriotit, Bashkia Lezhë përdor “kopjen e çelësit” për të hyrë brenda!

Pas 8 muajsh nga dita kur nisi inaugurimin, memoriali i heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Lezhe u rihap.

Bashkia e Lezhes nuk priti ministrine, por përcolli në vendvarrimin e heroit homazhet per 551 vjetorin e vdekjes se tij.

Kujtojmë se pas ndërhyrjes për restaurimin e memorialit, Ministria e Kulturës akoma nuk ka konfirmuar në rrugë zyrtare përmbylljen e punimeve, që do të nënkuptonte në mënyrë figurative edhe dorëzimin e çelësave pranë Bashkisë, por siç duket kjo e fundit nuk ka pritur Ministrinë, por ka përdorur kopjen e çelësit.

Autoriteti vendore e qytetare u bene pjese e ceremonise se organizuar nga bashkia e Lezhes.

Kjo e fundit nepermjet nenkryetares Alfrida Marku bëri te ditur se më 2 Mars edhe Lezha do të vendosë për herë të parë Shtatoren e Gjergj Kastriotit.

Ajo do te vendoset ne sheshin me te njejtin emer ndërsa kerkuan serish nga qeveria të miratojë kërkesen e bashkise lezhe që 2 Marsi, Besëlidhja e Lezhës,ta shpallë festë zyrtare.

Të pranishem ne ceremoni ishin Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Gjok Ndoka, zëvendës kryetari i Qarkut Z. Agostin Marku si dhe Prefekti i Lezhes Z. Gjergj Prendi i cili po ashtu lartësoi figurën e Skenderbeut.