5000 Vota! Dy llogaritë që bëri Frrokaj mbrëmë në Opinion!

Kryebashkiaku i Lezhës, Z. Fran Frrokaj ka qënë i ftuar përmes lidhjes LIVE në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Ndërhyrjet e Frrokajt me panelin e të ftuarve në emision sollën një kontribut të papritur për nga këndvështrimet që ai propozoi, por përtej formës, pjesa substanciale që nuk duhet të ikë pa u theksuar ka të bëjë me llogaritë që ai bëri në lidhje me votuesit në Lezhë.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit në lidhje me numrin e votuesve që morën pjesë në zgjedhjet e fundit për kreun e Bashkisë ai u përgjigj se kanë qënë rreth 41 mijë, ku 21 mijë prej të cilave i mori vetë ai dhe 17 mijë e diçka kundërshtari.

Por nësë bëjmë llogaritë, ditën e dielë me 30 qershor nuk pritet të ketë më shumë sesa 5 mijë votues në të gjithë Lezhën, por meqë edhe numrimin do ta bëjnë vetë socialistët, ata do të përdorin makinacionet e tyre dhe mund ta çojnë në 10 mijë këtë numër. 

Daljen e Frrokajt mbrëmë në Opinion e kanë vlerësuar qytetarët e Lezhës midis të cilëve spikasnin komente të tipit:

“I lumtë, një bravo të madhe, por shumë vonë, duhet të kishte filluar të dilte kështu në media qyshkur!”, shkruan një qytetar.

“E pickoi pak PD-në, por në përgjithësi mirë”, shprehet një tjetër.